Politike

Meta takon Begajn: I urova sukses në detyrën e re

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me pasardhësin e tij në këtë detyrë Bajram Begaj.

Takimi mes të dyve është zhvilluar në ambientet e Pallatit te Brigadave.

Në takim ishte edhe shefi i kabinetit të Presidentit Meta, Edmond Panariti.

Meta postoi në rrjetin social Facebook fotot nga takimi duke e përcjellë me mesazhin: “Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj dhe t’i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë