Politike

Berisha nuk merr pjesë në komisionin për reformën territorialen dhe atë zgjedhore  

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha në konferencën për shtyp se nuk do të marrin pjesë në komisionin për reformën territoriale dhe atë zgjedhore. Berisha la qartazi të kuptohet se “Rithemelimi” nuk është dakord me angazhimin e Enkelejd Alibeajt (përmes deputetësh që e mbështesin) në pjesëmarrjen për dy reformat.

“Ne nuk marrim pjesë në farsa të organizuara nga Rama dhe të keqshfrytëzuarit e tij. Ne nuk marrim pjesë…”, tha shkurt Berisha

Rreth 20 deputetë që njohin Enkelejd Alibeajn si kryetar grupi  vendosën përbërjen e anëtarëve nga PD për komisionet për reformën territoriale dhe atë zgjedhore 

Pjesë e komisioneve janë emra mbështetës të Alibeajt.

I vetmi i propozuar nga Rithemelimi është Oerd Bylykbashi që sa duket nuk do të marrë pjesë sa kohe që Berisha e mohoi pjesëmarrjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë