Nga dje, në rajonin ukrainas të Zaporizhia ka nisur shpërndarja e pasaportave rus.
Ukrainasit që do të pajisen me pasaporta ruse do të konsiderohen qytetarë rusë, tha Vladimir Rogov, një zyrtar rus për median ruse Rossia-24.
Sipas tij mbi 70 mijë ukrainas kanë aplikuar për pasaportë ruse në qytetin e Zaporizhia.
Më herët, Moska lehtësoi procedurat e aplikimit për pasaporta ruse për shtetaset ukrainas.
Moska ka shpërndarë dokumentet përkatëse në disa territore të tjera të pushtuara dhe ka futur rublën si monedhën e saj.
Autoritetet ukrainase akuzojnë forcat pushtuese se i detyrojnë banorët të marrin nënshtetësinë ruse dhe kanë frikë se aneksimi i territoreve të pushtuara është i pashmangshëm.
Ndërkohë, Kievi vlerëson se rreth 10,000 ushtarë ukrainas janë vrarë që kur Rusia pushtoi vendin më 24 shkurt, sipas një këshilltari të presidentit ukrainas Oleksiy Arestovich./Al Jazeera
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje