Presidenti i sapozgjedhur i Shqipërisë, Bajram Begaj është uruar për detyrën e re nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
“Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”, thuhet në postimin e ambasadës ruse në Tiranë.
Urimi i Vladimir Putin është i treti që vjen për Bajram Begajn nga kryetarët e shteteve. Më parë atë e ka uruar Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç.
Ndërsa zgjedhjen e tij president e kanë përshëndetur edhe ambasadat në Tiranë. Komisioni Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje