Politike

“Ballkani i Hapur”, Vasili: Albini dhe Vjosa në anën e drejtë të historisë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar Samitin e mbajtur në Ohër për ‘Ballkanin e Hapur’ ku Kosova nuk mori pjesë.  

“Albini dhe Vjosa në anën e drejtë të historisë dhe turpi Rama!

Loja e neveritshme e trukeve propagandistike, lobimeve të pista dhe tradhëtive të njëpasnjëshme dje mori goditjen, që meritonte.

Kancelari gjerman Scholtz shumë i qartë vuri pikat mbi ‘i’ dhe njohjen e Kosovës nga Serbia dhe Procesin e Berlinit i vendosi si dy kolona parimore te panegociueshme të së tashmes dhe të ardhmes së zhvillimeve politike ne Ballkan.

Çdo shqiptar priste të dëgjonte nga Rama pikërisht ato që Kancelari Scholtz tha për njohjen e Kosovës dhe Procesin e Berlinit, ndërkohë që Rama është kthyer në një megafon të Beogradit dhe të cdo interesi anti Kosovë dhe anti Shqipëri përmes Ballkanit të Hapur…”, shkruan ndër radhe Vasili në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë