Sport

Thomas Bach në inaugurimin e zyrave të KOKSH-it: Shqipëria ka bërë progres

Gazeta Si – Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (CIO), Thomas Bach, ka marrë sot pjesë në përurimin e ambienteve të reja të KOKSH-it në Tiranë. Bashkë me të ishte edhe anëtari i bordit të CIO-s, ish-sportisti i njohur, Sergei Bubka.

Ata ishin ftuar nga presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli. Thomas Bach u takua në kryeqytet me kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj dhe me kryeministrin Edi Rama.

Bach dhe Rama gjate perurimit te ambienteve te KOKSH-it. Gazeta Si, 12 qershor 2022

“Vizitë e një rëndësie të jashtëzakonshme. Na vjen mirë që ndamë me presidentin Bach disa rezultate të para të procesit të rithemelimit të lëvizjes olimpike në shkolla. Ajo apo ka hedhur hapin e parë, që në çdo shkollë të kemi skuadrat sportive dhe kampionatet sportive mes shkollave.

Duam të vendosim një bazë të rëndësishme e të munguar për shumë vite, të kemi sportistë që të ngjiten në shkallë të tjera dhe të shkojnë në olimpiadë. Një fëmijëri pa sport është e cënuar”, – tha kryeministri Rama për mediet.

Presidenti i CIO-s nga ana e tij vlerësoi progresin e Shqipërisë: “Është kënaqësi e madhe të jem në Shqipëri. Jemi shumë të emocionuar të shikojmë progresin që po bën sporti në Shqipëri në krahasim me të shkuarën. Jemi besimplotë se shqiptarët mund të kenë përpara një të ardhme të ndritur”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë