Politike

Rama dhe Abazoviç do të vizitojnë Kievin ditën e martë

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Kievin ditën e martë, së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe me gjasa edhe me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Sipas asaj që shkruan media malazeze, Vijesti, dy Kryeministrat do të vizitojnë Ukrainën me ftesë të Presidentit Volodymyr Zelenskyy.

Ftesa, sipas Vijestit, është bërë gjatë një bisede telefonike që Zelenskyy ka pasur me Abazoviç, ndërsa zyra e kryeministrit të Malit të Zi njoftoi më vonë se e ka pranuar këtë ftesë. Nga Kryeministri shqiptare nuk ka një njoftim nëse Zelenskyy ka folur në telefon edhe me Ramën.

Mundësia e një vizite në Ukrainë, sipas mediave malazeze është diskutuar gjatë samitit të Ohrit mes udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”. Jashtë këtyre diskutimeve ka mbetur Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç për shkak të qëndrimit prorus që Beogradi ka në këëtë luftë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë