Për herë të parë kërkesa e Gazment Bardhit për ngritjen e një komisioni hetimor për të verifikuar zbatimin e ligjit për investimet strategjike ka marrë dritën jeshile nga të vetët.
Kërkesa pasi është rrëzuar dy herë nga mazhoranca pikërisht për cështje firmash dhe mungesë kuorimi të nevojshëm, është firmosur edhe nga deputetët e papozicionuar deri më tash në PD, për herë të parë edhe nga ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha e deri tek deputeti i grupit të Rithemelimit, Bujar Leskaj dhe aleatët Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehi.
Mazhoranca socialiste rrëzoi të enjten kërkesën e deputetëve të opozitës për ngritjen e këtij Komisioni.
Pas tërheqjes së deputetit Agron Duka, deputetët nismëtarë ridorëzuan kërkesën duke plotësuar atë me firmat e nevojshme.
Por socialistët e rrëzuan me pretendimin se kërkesa duhet të ishte bërë nga fillimi dhe firmat duhet të ishin mbledhur sërish pas tërheqjes së deputetit Duka.
Deputetët firmëtarë
1. AGRON GJEKMARKAJ
2. ALFRED RUSHAJ
3. ANDIA ULLIRI
4. ARBI AGALLIU
5. BLEDJON NALLBATI
6. BUJAR LESKAJ
7. DASHNOR SULA
8. DASHAMIR SHEHI
9. DHURATA ÇUPI
10. EMILJA KOLIQI
11. ENKELEJD ALIBEAJ
12. ERALDA BANO (TASE)
13. FERDINANT XHAFERRAJ
14. FLAMUR HOXHA
15. FATJON VEIZAJ
16. FATMIR MEDIU
17. FLUTURA AÇKA
18. GAZMENT BARDHI
19. GRETA BARDELI
20. ILDA DHORI
21. HELIDON BUSHATI
22. JORIDA TABAKU
23. KASTRIOT PIROLI
24. XHELAL MZIU
25. KRESHNIK ÇOLLAKU
26. LEFTER GËSHTENJA
27. LINDITA METALIAJ
28. LULZIM BASHA
29. MERITA BAKIU
30. ORJOLA PAMPURI
31. RAMADAN LIKAJ
32. SAIMIR KORRESHI
33. SELADIN JAKUPLLARI
34. ZEF HILA
35. ZHENI GJERGJI
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje