Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar dy dokumente krahasuese të mënyrës se si procedohet në Kuvend me projektligjet që sjell qeveria dhe ato që sjell opozita, konkretisht dy nismat që ka depozituar LSI-ja me projektligjin për Butrintin dorëzuar nga qeveria, depozituar shumë më vonë se nismat e LSI-së, por miratuar tashmë në seancë plenare.
“Parlamenti ka rënë mjerisht shumë poshtë në nivelin e tij të funksionimit.
Ai është kthyer në një han të vërtetë pa porta për Rilindjen dhe në një bunker për opozitën.
I rrëmbyer nga rilindasit, Parlamenti po përdhoset përditë duke e trajtuar atë si një pronë ordinere rilindase.
Faktet flasin vetë!
Kam paraqitur që në 9 Mars 2022 projektligjin për uljen e çmimit të naftes.
Apo projektligji për ndryshimin e Kodit Penal lidhur me tubimet firmosur nga deputetet Kryemadhi, Vasili dhe Xhixho depozituar që në 18 Mars 2022.



I kanë bllokuar që të dy këto projektligje në mënyrë banditeske dhe as që ka filluar fare shqyrtimi i tyre.
Shikoni vetë ligjet e Qeverise, që megjithëse vijnë shumë më vonë në Parlament, shqyrtohen dhe miratohen shume shpejt dhe pa asnjë pengesë.
Shihni për shembull Ligjin për Butrintin depozituar në 7 Prill të 2022, apo Ligji për Marrëveshjen e huasë për Shëndetësinë dhënë nga Banka Botërore depozituar në 19 maj 2022 të dyja tashmë edhe të votuara në seancë plenare”, shkruan Vasili shoqëruar me dokumentet e kohës së protokollimit në Kuvend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje