Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në mosmarrëveshjen për pranimin e Suedisë dhe të Finlandës në NATO, Suedia ka paralajmëruar se do të plotësojë pretendimet e Turqisë në dy pika.
Stoltenbergu tha pas një takimi me kryeministren suedeze, Magdalena Anderson, se Suedia ka filluar tashmë të ndryshojë legjislacionin e saj lidhur me luftimin e terrorizmit dhe do të adaptojë kuadrin ligjor për eksportet e armëve në mënyrë që ky të pasqyrojë statusin e ardhshëm si anëtare e NATO-s me detyrime të reja ndaj aleatëve.
Anderson tha: “Ne i marrim shumë seriozisht shqetësimet turke përfshirë edhe shqetësimet e tyre lidhur me luftën kundër terrorizmit.”
Në mes të muajit maj, Suedia dhe Finlanda bënë kërkesë për t’u anëtarësuar në aleancën e mbrojtjes për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
Por vetëm disa orë pasi Finlanda dhe Suedia paraqitën kërkesën e tyre për anëtarësim në NATO, Turqia e frenoi këtë plan dhe e bllokoi vendimin për fillimin e procesit të anëtarësimit.
Që Suedia dhe Finlanda të jenë pjesë e aleancës ushtarake, të gjithë anëtarët e saj duhet të miratojnë anëtarësimin e tyre.
Turqia është aktualisht i vetmi anëtar i NATO-s që bllokon fillimin e procesit të anëtarësimit. Presidenti Recep Tayyip Erdogan i fajëson Finlandën dhe Suedinë së mbështesin Partinë e Punëtorëve Kurdë (PKK), e cila në Turqi është e ndaluar, dhe milicinë kurde YPG në Siri. Turqia i konsideron të dyja këto si “organizata terroriste”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje