Mazhoranca do të nisë punën me opozitën fillimisht me Komisionin e Reformës Territoriale, ku të mërkurën është thirrur mbledhja e parë e këtij komisioni.
“Shpresoj që opozita t’i përmbahet atij objekti, që të bëjë një hulumtim të ecurisë së deritanishme të reformës së miratuar në 2014”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Kur u miratua reforma e 2014-s, PD nuk u bë pjesë. Për shkak të mungesës së votave në Kuvend, qarqet nuk u prekën, por u shkrinë të gjitha komunat dhe reduktua numri i bashkive në 61 të tilla në të gjithë vendin.
Këtë herë, socialistët shpresojnë në votën e opozitës për të prekur edhe 12 qarqet, që kërkojnë votë të cilësuar në Kuvend. Një ide e hershme e PS është ndarja e vendit në katër rajone të mëdha në vend të 12 qarqeve që janë aktualisht.
“Vlerësimi im është që qarqet kanë humbur disi peshën e tyre. Të gjejmë një mënyrë që të shkojmë drejt një organizmi më funksional rajonal, që dëshmuar se janë modele të suksesshme të mirë organizimit dhe funksionimit të punës”, deklaroi Balla.
Balla u pyet nga gazetarët edhe për çështjen Kajmaku. Ai tha se ish-kryebashkiaku socialist i Vorës, që u kap në fund të majit në Itali me 20 kilogramë kokainë prej vitesh nuk ka asnjë funksion në Partinë Socialiste.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje