Papa Françesku dënoi “egërsinë dhe mizorinë” e trupave ruse në Ukrainë, ndërsa vlerësoi “heroizmin” dhe “guximin” e ukrainasve për të mbrojtur tokën e tyre.
“Ajo që po shohim është brutaliteti dhe egërsia me të cilën po zhvillohet kjo luftë nga trupat, përgjithësisht mercenarët, të përdorur nga rusët,” tha Papa në një bisedë me anëtarët e medias jezuite, e cila u zhvillua muajin e kaluar dhe u publikua më 14 qershor.
Papa Françesku u tha gazetarëve se Rusia mendonte se lufta do të përfundonte brenda një jave, “por ata e llogaritën gabim”.
“Ata takuan një popull trim, një popull që po lufton për të mbijetuar dhe që ka një histori lufte”, tha ai.
Në të njëjtën kohë, Papa Françesku vazhdoi gjerësisht duke lavdëruar guximin e ukrainasve dhe ripohoi të drejtën e tyre për t’u mbrojtur, ndërsa dënoi ato që ai tha se ishin interesat financiare në luftë nga prodhuesit e armëve për të “testuar dhe shitur armë”.
Në intervistë, Papa Françesku konfirmoi se shpreson të takohet me Patriarkun rus Kirill, i cili e ka justifikuar luftën e Rusisë në Ukrainë, kur të dy do të marrin pjesë në një takim ndërfetar në Kazakistan në mes të shtatorit.
Ndërsa kritikoi ashpër pushtimin e Rusisë, Papa Françesku këmbënguli gjithashtu se nuk kishte “djem të mirë dhe të këqij” dhe se Rusia në një farë mënyre ishte provokuar nga zgjerimi i NATO-s në lindje. Kreu 85-vjeçar i Vatikanit tha se disa diplomatë e kuptonin se kishte shenja se një konflikt po afrohej në horizont.
“Dikush mund të thotë në këtë pikë: “Por ju jeni në favor të Putinit”!
“Jo, unë nuk jam”, tha Papa Françesku. “Do të ishte e thjeshtë dhe e gabuar të thuhej një gjë e tillë. Unë jam thjesht kundër reduktimit të kompleksitetit në dallimin midis së mirës dhe së keqes, pa menduar për rrënjët dhe interesat, të cilat janë shumë komplekse. Ndërsa shohim egërsinë, mizorinë e trupave ruse, nuk duhet të harrojmë problemet në përpjekje për t’i zgjidhur ato” (REL)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje