Enkelejd Alibeaj mblodhi të martën një pjesë të grupit parlamentar të PD me qëllim nisjen e procesit të reformës territoriale.
Në mbledhje ku marrin pjesë 16 deputetë u diskutua për mbledhjen e parë që mbahet të mërkurën për reformën territoriale, një komision ku nga PD-ja janë propozuar deputetët mbështetës të Alibeajt.
“Në qershor do të evidentohen problematikat që lidhen me Reformën Territoriale, dhe deri në fund të korrikut do të dilet me propozim konkret, për mënyrën sesi do të duhet të jetë harta e re territoriale e Shqipërisë”, është shprehur Alibeaj gjatë mbledhjes
Ndërsa grupi i “Rithemelimit” përmes kryetarit të PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në këtë komision, edhe pse në fakt asnjë anëtar nga ky grup nuk ishte përfshirë në komision nga Alibeaj.
Deputetët që marrin pjesë në mbledhjen e thirrur nga Enkelejd Alibeaj:
Kastriot Piroli
Flamur Hoxha
Emilja Koliqi
Andja Ulliri
Dhurata Çupi
Saimir Korreshi
Gazment Bardhi
Eralda Tase Bano
Zheni Gjergji
Ferdinand Xhaferaj
Enkelejd Alibeaj
Arbi Agalliu
Bledjon Nallbati
Lefter Geshtenja
Oriola Pampuri
Xhelal Mziu
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje