Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së,në një prononcim për mediat, kreu i tij, Enkelejd Alibeaj deklaroi se të gjithë deputetët u shprehën gjatë mbledhjes se reforma e vitit 2014 ishte e dështuar.
Për nisjen e punës së komisionit për reformën territoriale që do të zhvillohet nesër, Alibeaj tha se në qendër të saj do të vendoset njeriu.
“Është një informim që grupi ynë i bën gjithë anëtarëve të grupuit parlamentar. I kanë informuar jo vetëm për fillimin e veprimtarisë së komisionit. Anëtarët tanë në komisionin e reformës territoriale, gjatë gjithë veprimtarisë së tyre, do marrin dhe do vjelin jo vetëm kontributin e deputetëve të PD-së, por edhe kryetarëve të bashkive tona, njerëzve që kanë njohur. Eksperti që ka pasur njohuri dhe ka njohuri të vlefshme, unë besoj që është një nga virtytet që duhet të jetë pjesë e punës së këtij komisioni.
Si synim final për reformën territoriale, është përcjellja e të gjithë sensibiliteteve që publiku ka sot për reformën e 2014-ës. Në çfarëdolloj forumi që kemi pasur, ka qenë dështimi spektakolar i reformës territoriale. Ne kemi synim që me një reform territoriale, në qendër të jetë njeriu. Ky do jetë kriteri i parë, të gjithë ramë dakord që kjo reformë është një dështim. Ekspertiza duhet të jetë pjesë e reformës territoriale” – tha Alibeaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje