Bota

Parashikimi i inteligjencës amerikane: Fazë vendimtare e luftës

Gazeta Si – Lufta në Ukrainë ka arritur një fazë vendimtare që mund të përcaktojë rezultatin afatgjatë të konfliktit.

Kjo është ajo që kanë raportuar burime të shumta pranë inteligjencës amerikane dhe perëndimore.

CNN nënvizon se si ky moment vendimtar mund t’i detyrojë qeveritë perëndimore të marrin një vendim të vështirë, të cilat deri më tani i kanë ofruar mbështetje Ukrainës me një kosto gjithnjë e më të kushtueshme, më të lartë për ekonomitë e tyre dhe rezervat kombëtare të armëve.

Sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane, Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, do të ishte gati të drejtonte një grup pune nga afro 50 vende për të diskutuar krizën.

“Unë mendoj se do të arrijmë në pikën ku njëra palë ose tjetra do të jetë e suksesshme,  – tha një zyrtar i lartë i NATO-s. – Ose rusët do të arrijnë Slovyansk dhe Kramatorsk, ose ukrainasit do t’i ndalojnë këtu. Dhe nëse ukrainasit janë në gjendje të mbajnë linjën këtu, përballë këtij numri forcash, do të jetë e rëndësishme”.

Ndërkohë, Rusia ka urdhëruar forcat ukrainase të rrethuara në fabrikën kimike Azot në qytetin lindor të Severodonetsk t dorëzohen brenda orëve të para të ditës së sotme.

Sipas “The Guardian”, gjenerali Mikhail Mizintsev, oficeri që ishte në krye të rrethimit të Mariupolit, tha se luftëtarët duhet të “ndalojnë rezistencën e tyre të pakuptimtë dhe të hedhin armët”, duke filluar nga ora 8 e mëngjesit me kohën e Moskës (07:00 me europianen).

Një ditë më parë, kryebashkiaku Oleksandr Stryuk tha se brenda fabrikës ndodhen edhe 560 civilë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë