Gazeta Si – “Mundësia që Moska të bëjë lëvizjen e parë po rritet”, tha disa ditë më parë Alexandra Prokopenko, ish-zyrtare e Bankës së Rusisë dhe bashkëpunëtore aktuale e “Carnegie Endoëment for International Peace”.
Dhe së fundmi ka mbërritur “lëvizja e parë”. Një sinjal për momentin. Vërtetuar nga një deklaratë e nënshkruar nga kompania “mëmë”, Gazprom.
Kompania shtetërore ruse ka paralajmëruar Evropën për sasinë e gazit të dërguar përmes “Nord Stream 1”, tubacioni që transporton 200 milionë metër kub në ditë (tre herë më shumë se i dyti), duke njoftuar një ulje prej 40 për qind.
Gazprom tregon gjithashtu se çfarë e konsideron arsyen e uljes: “Siemens, e cila pushoi së funksionuari në Rusi, nuk dërgoi pjesët e nevojshme rezervë”.
“Për momentin, prandaj, vetëm tre kompresime mund të përdoren në stacionin Portovaya dhe çfarë ata mund të bëjnë, është të pompojnë 100 metër kub gaz në vend të 167 të planifikuar”.
Me fjalë të tjera: Rusia argumenton se shkurtimi i furnizimeve është shkaktuar nga sanksionet perëndimore.
Për arkat ruse, një “prerje” e tillë është bërë e mundur nga fakti se Moska ka mbledhur 90 për qind më shumë të ardhura nga taksat për shkak të rritjes së çmimeve: dhe për këtë arsye mund të përballojë, për momentin, të kufizojë furnizimet në Evropë, në shenjë hakmarrjeje për sanksionet.
Vetëm në 4 muajt e parë të vitit, të ardhurat buxhetore ruse u rritën me 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me ekuivalentin e 43.8 miliardë eurove (3.3% e produktit bruto të vendit); dhe të ardhurat nga nafta dhe gazi u rritën me 90% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, me një kërcim të barabartë me 27 miliardë euro.
Nëse Moska arrin të mbajë të njëjtin ritëm gjatë gjithë buxhetit aktual – jo një hipotezë jorealiste, duke pasur parasysh ndikimin e vonuar të sanksioneve evropiane mbi naftën – të ardhurat shtesë do të mjaftonin për të financuar pothuajse të gjitha shpenzimet ushtarake dhe aparatet represive prej rreth 100 miliardë euro për vitin 2023 – edhe në rastin e një embargoje totale të të gjitha vendeve të botës ndaj energjisë ruse nga janari i ardhshëm.
Jo vetëm kaq: ky “thesar” i mundëson Putinit gjithashtu të rrisë masat për të ruajtur konsensusin social (në pranverë presidenti rus ishte në gjendje të miratonte një bonus të vetëm ekuivalent me shtatë miliardë euro për familjet me fëmijë midis moshës 8 dhe 16 vjeç dhe një rregullim inflacioni prej 25 miliardë euro për këtë vit dhe 2023-in) – dhe për të “marrë hak” ndaj Evropës duke shkurtuar furnizimet siç u njoftua.
“Ne vëzhgojmë situatën dhe verifikojmë gjendjen e gjërave”, tha një zëdhënës i Ministrisë Gjermane të Ekonomisë, duke garantuar – “për momentin” – sigurinë e furnizimeve.
Por reagimi i tregjeve ishte i menjëhershëm: në Amsterdam çmimet e gazit u rritën në 91 euro për MWH (+ 9,1%), në Londër në 170 penny për MWH (+ 10,60%).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje