Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha gjatë një replike me kryeministrin Edi Rama në Kuvend se 45 kg kokainë e kapur në Durrës ishte e njeriut të tij, (kryeministrit).
Duke iu referuar deklaratave të Ramës për non gratat në PD, Alibeaj i sugjeroi Ramës që t’i hedhë sytë në radhët e tij.
“Mos harro, dy i ke në burg e lista e pritjes duket që është e gjatë për këtë merakosu ti“.
Në një debat për Agim Kajamakun, ish-kryebashkiakun e PS për Vorën i kapur në Itali për drogë, për të cilin Rama nuk foli konkretisht, Alibeaj i tha: “Prapë nuk ktheve përgjigje për Kajmakun e ke mbrojtur ia ke fshehur drejtësisë. Si ishte puna e domateve? Ne me domate do merremi me ata katunarët tanë, me të ngratët, t’i merresh me lulet e Kajmakut brenda të cilave ndodhet kokaina”.
“Edhe sot 45 kg kokainë të njeriut tënd u kapën apo jo, po po të njeriut tënd”.
“Si ishte puna e non gratave? Bëhu burrë një herë më në fund fol për non gratat e tua, i ke me shumicë në grupin tënd”.
“Gjysmë zëri nuk e nxjerr për raportin e DASH ta ka thënë në shqip e anglisht, në mënyrën më plateale del e i mbron e bashkon votat me ta”.
“Bëhu burrë një herë e mos i ul poturet para tyre se kjo është shumë e rëndësishme për të mirën e shqiptarëve”.
“Për t’u bërë burrë ti e shumë të tjerë ende vazhdon në sirtaret e këtij parlamenti vetingu për politikën”.
“Ke ti fuqinë ta bësh këtë punë? Sot nëse ka një kërkesë është kjo, të shpëtojmë shqiptarët nga aleanca me krimin që ti ke bërë”.
“Se dole mbrojte reformën në drejtësi, a nuk ishe ti që sëkëllije te asambleja e PS e i tregoje SPAK të bëjë këtë e atë?”
“Kjo është reforma në drejtësi e jotja?”
“Dhe e fundit mos harro dy i ke në burg e lista e pritjes duket që është e gjatë për këtë merakosu ti”, iu drejtua Alibeaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje