Bota

Putin: BE ka humbur sovranitetin politik, mbizotërimi amerikan ka marrë fund

Gazeta Si – “Në fund, BE-ja e ka humbur sovranitetin politik”. Kështu është është shprehur presidenti rus Vladimir Putin në seancën plenare të forumit ekonomik të Shën Petersburgut.

“Elitat e tij po kërcejnë me muzikën e dikujt tjetër, duke dëmtuar popullsinë e tyre dhe interesat reale” të evropianëve “po hidhen mënjanë”.

Lidhur me hyrjen e Kievit në Evropë, Putin përsëriti: “BE nuk është një organizatë ushtarake, kështu që Rusia nuk është kundër pranimit të Ukrainës”.

Për grurin, nga ana tjetër, ai shpjegoi se Rusia “e mirëpret ftesën e OKB-së për dialog për sigurinë ushqimore”.

Presidenti rus më pas iu drejtua një sulmi të ri verbal ndaj SHBA-së: “Dominimi i tyre mbi botën ka marrë fund përgjithmonë”.

Moska, shtoi ai, “nuk pengon furnizimin me drithë ukrainas në tregun botëror, ne nuk i kemi dëmtuar portet e tyre. Opsioni më i trishtuar është nëse Kievi siguron grurë në këmbim të armëve”.

Sipas Putinit do të ketë “një përkeqësim të mëtejshëm të pabarazisë në Evropë dhe, rrjedhimisht, një përçarje në shoqëri për shkak të gabimeve në ekonomi”.

Situata aktuale do të çojë në një valë radikalizmi “dhe, në të ardhmen, një ndryshim të elitave. Vetëm humbjet direkte evropiane për shkak të etheve të sanksioneve, mund të kalojnë 400 miliardë dollarë në një vit: këto kosto bien mbi njerëzit, inflacioni në disa vende të eurozonës është tashmë mbi 20%”, – vuri në dukje kreu i Kremlinit.

“Ajo që po ndodh në botë nuk është rezultat i ngjarjeve të muajve të fundit, përfshirë luftën në Ukrainë. Gjithçka filloi shumë kohë më parë për shkak të politikës së papërgjegjshme të G7”, theksoi lideri rus.

Nga pikëpamja ekonomike, megjithatë, Rusia “nuk do të ecë kurrë në rrugën e vetë-mjaftueshmërisë dhe izolimit, ekonomia e saj do të mbetet e hapur”, – shpjegoi Putin.

Presidenti rus më pas “ftoi kompanitë kryesore ruse të investojnë në vend”. Në fjalimin e tij në forumin ekonomik të Shën Petersburgut, lideri u bëri thirrje “sipërmarrësve rusë të lidhin të ardhmen e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre me Rusinë”.

Zhvillimet e fundit tregojnë se “asnjë vend nuk është si shtëpia”, shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë