Ne rrjet

Rusia: 306 mercenarë shqiptarë në Ukrainë, kemi vrarë 103

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se në Ukrainë kanë shkuar si mercenarë për të luftuar kundër ushtrisë së saj mbi 300 shqiptarë, ku gjysma janë nga Shqipëria dhe gjysma nga Kosova.

Sipas raportit të publikuar nga ushtria ruse, nga Shqipëria dhe Kosova kanë shkuar për të luftuar për Ukrainën në total 306 persona. Nga këta, thotë njoftimi, 103 kanë mbetur të vdekur në luftime dhe 100 të tjera janë larguar.

Numri i shqiptarëve që vijon të luftojë për Ukrainën, sipas Rusisë është aktualisht 103 vetë.

Rusia thotë se numri më të madh të mercenarëve të huaj e përbëjnë polakët, me rreth 1800 që nga nisja e konfliktit. Moska kundërshton gjithashtu shifrat e publikuara nga Kievi për numrin total të tyre, duke thënë se ai është shumë më i ulët.

Ukraina deklaron se janë rreth 17 mijë luftëtarë të huaj që i janë bashkuar regjimentit ndërkombëtar të krijuar. Por, Rusia thotë se në total janë 6956, ku 1956 janë vrarë dhe 1779 janë larguar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë