Gazeta Si – Ai që po zhvillohet në Ukrainë ishte çdo gjë tjetër, veçse jo një “operacion special ushtarak” tashmë i qartë për botën, pavarësisht mohimeve të vazhdueshme të Kremlinit.
Por nëse do të duhej një element i ri për ta kujtuar atë, ai u dha këtë të shtunë nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Duke folur për “Sky News Arabia” – në një intervistë të marrë në mënyrë të konsiderueshme nga agjencia ruse “Ria Novosti” – tha: “Ukraina që ne e njihnim, brenda atyre kufijve, nuk është më atje. Dhe nuk do të jetë më. Kjo është e qartë. Ata kufij nuk janë më”.
Ndërkohë Boris Johnson, ka ofruar të nisë një operacion të madh stërvitor për forcat ukrainase, të cilat planifikojnë të trajnojnë deri në 10,000 trupa çdo 120 ditë.
Gjatë një vizitë të papritur në Kiev, ku takoi presidentin Zelenskij, ai zbuloi disa detaje.
Sipas mediave britanike, trajnimi do të zhvillohet jashtë Ukrainës. Johnson e bëri të qartë se plani do të kthente valën e luftës.
“Ne jemi këtu për t’iu dhënë qëndrueshmërinë strategjike që ju duhet”, ka thënë Johnson më 17 qershor, para një takimi të planifikuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Johnson nuk ka dhënë hollësi se për çfarë ndihme është duke folur.
Johnson, i cili ka realizuar vizitën e dytë në Kiev, prej kur Moska ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, ka thënë se forcat ruse janë duke u përballur me numër të madh viktimash.
Vizita e Johnsonit vjen një ditë pas vizitave që kanë realizuar liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Rumanisë në Kiev, si shenjë e mbështetjes për Ukrainën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje