Gazeta Si – “Kështu fillojnë luftërat”. Kjo është ajo për të cilën bëhet fjalë. Nga frika se mos realizohen dëshirat e “Carit” propagandues të Kremlinit, se Vladimir Solovyev, tashmë një fytyrë e njohur në TV, i cili sa herë dëgjon për vendet baltike, fillon të bërtasë, duke frymëzuar për pushtimin e tyre të menjëhershëm me zë të lartë, si dhe asgjësim bërthamor ndaj tyre.
Rrip toke
Enklava ruse e Kaliningradit, ka qenë në qendër të vëmendjes në një mijë mënyra që nga filimi i luftës në 24 gusht, e deri më sot.
Zona të rrezikshme, posta ushtarake, pika e fortë ose thembra e Akilit, sepse mund të përdoret si një kërcënim i drejtpërdrejtë për Evropën, por gjithashtu mund të gjendet plotësisht e izoluar në rast konflikti.
Ajo që dukej e sigurt që në fillim, është se ai rrip i ngushtë toke midis Polonisë dhe Lituanisë, një trashëgimi e Luftës së Dytë Botërore, së shpejti mund të bëhet njësia matëse e paqëndrueshmërisë së re gjeopolitike të krijuar nga pushtimi i Ukrainës.
Duke gjykuar nga ngjarjet e fundit, ethet po rriten. Të shtunën e kaluar, qeveria lituaneze ndaloi tranzitin e mallrave që i nënshtrohen sanksioneve ndërkombëtare drejt Rusisë me hekurudhë në territorin e saj.
Një masë, që në mënyrë të padeklaruar, paralizon trafikun e Moskës drejt rajonit të Kaliningradit, një pjesë e vogël e Rusisë me pamje nga Deti Baltik, jo çuditërisht shtëpia e raketave “Iskander” me aftësi bërthamore, por pa kufi tokësor me shtetin amë, “mbyllur” nga dy vende që i bashkohen Bashkimit Evropian.
Rusët: Goditje nën brez
Mediat shtetërore flasin për një “goditje të ulët” apo edhe ‘casus belli’. Guvernatori Anton Alikhanov, doli menjëherë në televizion për të denoncuar vendimin e marrë nga qeveria e Vilniusit si “të paligjshëm”.
“Këto janë hapa që mund të kenë implikime të gjera”, – tha ai, duke kujtuar se si nënshkruesit e marrëveshjes së vitit 2004 për pranimin e Lituanisë në Bashkimin Evropian, kishin rënë dakord për miratimin e parimit të lirisë së tranzitit të mallrave, duke përfshirë energjinë, midis rajonit të Kaliningradit dhe pjesës tjetër të territorit rus.
Konstantin Kosachev, nënkryetar i Këshillit të Federatës Ruse, dhoma e lartë e parlamentit, një figurë me një farë peshe për çështjet e politikës së jashtme, doli dje në terren.
“Si një vend anëtar i BE-së, Lituania po shkel një sërë aktesh ligjërisht të detyrueshme ndërkombëtare”, shkroi ai në kanalin e tij Telegram, duke përmendur ndalimin e ndërhyrjes ndërmjet palëve në rrjetet e tyre përkatëse të transportit.
Indinjata ruse tenton të harrojë se cili është shkaku kryesor i vendimeve të caktuara.
Frika e krijuar nga pushtimi i Ukrainës, ka rindezur shpërthimet që dukej se ishin qetësuar.
Zjarri nuk ka reshtur së djeguri midis Lituanisë dhe Rusisë, me Moskën që nuk e fsheh kurrë tolerancën e dobët të ekzistencës së vendit të vogël baltik, i pari në atë zonë që “çlirohet” nga Bashkimi Sovjetik pas rënies së murit të Berlinit.
Në muajt e fundit, televizioni rus ka pasur thirrje të vazhdueshme për krijimin e një korridori midis Kaliningradit dhe pjesës tjetër të vendit.
Kjo do të ishte e mundur, (duket një detaj i vogël), vetëm me një sulm ushtarak.
Që nga 24 shkurti, sheshet dhe rrugët kushtuar të vdekurve të janarit 1991, janë shumuar në Lituani, kur trupat sovjetike sulmuan ndërtesat qeveritare në Vilnius për të ndërprerë procesin e vazhdueshëm të pavarësisë së vendit.
Rreziqet
Gjithsesi, pa frikë. Diplomacia po përparon me hapa të mëdhenj. Në postimin e tij të zakonshëm thumbues, Dmitry Medvedev pyet nëse Bashkimi Evropian do të ekzistojë ende kur procesi i pranimit të Ukrainës të përfundojë.
“Ndoshta BE-ja do të jetë zhdukur deri atëherë…”. Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, të cilin shumica e komunitetit ndërkombëtar e konsideronte si “të të duhurin për të biseduar”, tha, ndoshta duke iu referuar edhe çështjes lituaneze, se “SHBA po punon për të heshtur Rusinë për çështjet ndërkombëtare, duke e detyruar atë të përkulet para ligjeve të shpikura prej tyre, por ato do të dështojnë”.
Duke pasur parasysh ambientet, dikush pyet veten, se çfarë mund të shkojë keq me enklavën e Kaliningradit.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje