Politike

Krerët e UÇK në burg, Rama pyetje perëndimorëve për Hagën: A fshihet pas kësaj gjykate dora e Putinit?

Kryeministri Edi Rama ka ngritur një sërë pyetjesh për liderët perëndimorë për çështjen e burgosjes së drejtuesve të UÇK-së. Duke folur në prezantimin e librit të nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, “Përplasja e Madhe”, ai tha nëse gjykata e Hagës është pa asnjë dorë të Putinit dhe Moskës.

Rama tha se Hashim Thaçi po mbahet në burgun e Hagës pa asnjë akuzë. Ai u kërkoi liderëve perëndimorë të reflektojnë. Më tej ai ka thënë se duheb hedhur poshtë pretendimet për trafikim organesh nga krerët e UÇK-së gjatë luftës.

Sipas tij akuzat e Dick Marty, janë përralla, ndërsa thotë se trafiku i organeve është përdorur nga rusët edhe në raste të tjera.

“Më shumë se një herë që Putin e ka përsëritur se ajo që ka bërë NATO në Kosovë është e pajustifikueshme. Më shumë se njëherë ai ka lënë të kuptohet që atë që keni bërë ta provoni tani që po e bëjmë ne.

Tek fabrika e gënjeshtrave, më e madhe është ajo për UCK-në. Është një gënjeshtër që është projektuar me një strategji, nuk ka filluar me gjykatë. Ka pasur qartësisht qëllimin që diskreditimin e UCK ta çojë deri në pikën e pabesueshme të ngritjes së një gjykate speciale me duart e vet Kosovë, me nxitjen, detyrimin, e aleatëve dhe me rezultat të diçkaje të pa ndodhur ndonjëherë, arrestimin e një presidenti në detyrë pa akuzë”, ka shtuar Rama.

Ai shtoi me ironi se u mbush bota me veshka dhe mëlçi që Thaçi dhe Veseli ua hiqnin nga trupi i serbëve dhe i shisni në pazaret e peshkut.

“Tani ka një pyetje që për sa na takon ne si qeveri do të bëjmë çmos që ta vendosim mu përballë të gjithëve që nga Joe Biden te Johnoson , te Scholz e të gjithë: Si shpjegohet që një tribunal i ngritur si rezultat fundor i një raporti që mori bekimin e KE me gjithë akuzat që kishin kanë nxjerrë një aktakuzë ku s’ka asgjë, as me shtëpinë e verdhë, as me organe. Dhe çfarë lidhje ka midis Dick Marty me faktin që edhe sot kur Shqipëria në KS ngre çështjen e llogaridhënies ndërkombëtare, Rusia kundërvihet me trafikun e organeve? Si shpjegohet që përralla e trafikut të organeve përdoret nga rusët edhe në raste të tjera”, vijoi më tej Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë