Bota

Kievi mësyn Ishullin e Gjarpërinjve. SHBA për Kaliningradin: Do mbrojmë Lituaninë

Gazeta Si – Një “goditje e rëndësishme”. Kështu i përshkruan ushtria ukrainase efektet e shkaktuara nga sulmi në Ishullin e Gjarpërinjve, në Detin e Zi, ku një sulm me dron shkatërroi një sistem raketash anti-ajrore Pantsir C1, një stacion radar dhe disa automjete të ushtrisë ruse.

Ky është një operacion “ende në progres”, tha ushtria e Kievit, e cila “kërkon heshtje informative deri në fund”.

Ushtria e Moskës e quajti sulmin ukrainas “djallëzor”, i cili dyshohet se pa “15 dronë” në veprim, trembëdhjetë prej të cilëve thuhet se u rrëzuan.

Imazhet satelitore të publikuara nga Maxar Technologies, tregojnë një kullë kontrolli të shkatërruar dhe një sërë infrastrukturash të dëmtuara.

Sa i takon kërcënimeve të Rusië ndaj Lituanisë, e cila ka bllokuar tranzitin në enklavën e Kaliningradit, SHBA-të janë të qarta në mbështetjen e tyre.

“Lituania është anëtare e NATO-s dhe SHBA-të janë në anën e saj. Mbështetja jonë është e blinduar”, tha zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, në një konferencë shtypi në lidhje me kërcënimet e Moskës ndaj Lituanisë.

“Që nga fillimi i pushtimit të pajustifikuar rus të Ukrainës, ne kemi theksuar rëndësinë e nenit 5 të NATO-s, ai është themeli i Aleancës, anëtare e së cilës është Lituania,” përsëriti ai.

Joe Biden tha se ai “nuk kishte frikë nga thyerjet” në aleancën perëndimore që po mbështet Ukrainën kundër Rusisë.

“Por, – shtoi ai, – mendoj se në një moment do të bëhet një lojë pritjeje” midis asaj që mund të mbështesin rusët dhe asaj që Evropa do të jetë e përgatitur të mbështesë. Për këtë do të flasim në Spanjë”, përfundoi presidenti amerikan, duke iu referuar samitit të NATO-s në fund të muajit në Madrid.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë