Politike

Të dhënat e Eurostat, Bozdo: Jemi më poshtë se gjithë vendet e rajonit

Anëtari i kryesisë  i PD-së, Enno Bozdo tha përmes një deklarimi për mediat se Eurostat, në një klasifikim të fundit, e rendit vendin tonë në bisht të Europës në të ardhurat për frymë për vitin 2021.

“Që do të thotë se mesatarja e të ardhurave të një shqiptari është sa 32 përqind e një qytetari europian. Çka do të thotë: më shumë se tri herë më pak.

 Shqipëria renditet më poshtë se të gjitha vendet e rajonit duke ndjekur madje edhe vende të pastabilizuara politikisht si Bosnje Hercegovina.

 Maqedonia është 10 pikë përqindje më lart se Shqipëria.

 Serbia 12 pikë më lart.

 Mali i Zi kryeson rajonin, duke shënuar thuajse gjysmën e të ardhurave për frymë të mesatares së BE.

 Për të plotësuar “Kriteret e Kopenhagenit” të konvergjencës ekonomike, kusht për anëtarësim në Bashkimin Europian, Shqipërisë i duhet plot një Shekull.

 Edhe në konsumin individual për frymë, që tregon fuqinë blerëse të qytetarëve dhe mirëqenien e një vendi Shqipëria është e fundit.

 Jemi të parët vetëm në numrin e atyre që braktisin atdheun dhe në propagandën qeveritare…”, renditi Bozdo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë