Bota

Makron përjashton për momentin një qeveri uniteti kombëtar

Gazeta Si – Presidenti francez, Emanuel Makron, gjykon se “të gjithë bashkë duhet të mësojnë të qeverisin në mënyrë ndryshe. Duhen ndërtuar kompromise të reja në dialog, në dëgjim dhe respekt”.

Nga konsultimet me liderët e partive politike franceze, presidenti Emanuel Makron ka nxjerrë konkluzionet e tij. Ai ka përjashtuar për momentin një qeveri të unitetit kombëtar.

Presidenti Makron takon perkrahesit e tij. Gazeta Si, 22 qershor 2022

Pjesa më e madhe e partive, sipas asaj që ai ka thënë në një transmetim direkt në tv, nuk është dakord me këtë mundësi. “Rruga e duhur, – ka qartësuar presidenti francez, – është kërkimi i një maxhorance më të gjerë dhe më të qartë për të vepruar”.

“Në këtë moment, – ka shpjeguar Makron, duke iu drejtuar vendit për herë të parë pas humbjes, – të gjithë duhet të qeverisim në një mënyrë tjetër. Duhet respekt për atë që ju keni dashur dhe unë kam përgjegjësitë e mia.

Kam besim në shpirtin e pegjegjësisë nga të gjithë”. Presidenti francez iu referua edhe një ‘pakti kualicioni’. Makron foli për një “metodë të re”, një “knfiguracion të ri”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë