Sport

Notarja amerikane humb ndjenjat, e shpëton trajnerja e saj

Gazeta Si – Momente frike në Botërorin e notit në Budapest. Gjatë provave në stilin e sinkronizuar, në ‘Szechy pool’ notarja amerikane Anita Alvarez humbi ndjenjat dhe përfundoi në fund të vaskës.

Për disa sekonda askush nuk ndërhyri, pastaj ishte trajnerja e saj që u hodh për ta shpëtuar. Në këtë mënyrë trajnerja amerikane i shpëtoi jetën sportistes së saj.

Trajnerja amerikane duke nxjerre nga pishina sportisten e saj. Gazeta Si, 23 qershor 2022

Notarja humbi ndjenjat për shkak të të nxehtit, përveçse nga stresi i garës. Nuk është hera e parë në fakt që i ndodh një situatë e tillë sportistes amerikane.

Notarja, që kanë marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike Rio 2016 dhe Tokio 2020, ka humbur ndjenjat edhe gjatë verës së kaluar, në kualifikueset olimpike.

Pas vizitës nga mjekët e kompeticionit, Alvarez është kthyer në pishinën e stërvitjes me grupin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë