Gazeta Si – Shpërthim i ri i ministrit të Jashtëm rus Serghei Lavrov, sipas të cilit BE dhe NATO po krijojnë një koalicion për të bërë “një luftë kundër Rusisë”.
Kreu i diplomacisë së Kremlinit, bën një krahasim me diktatorin gjerman Adolf Hitler: “Edhe ai, – thotë Lavrov, – në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore mblodhi një numër të konsiderueshëm vendesh evropiane nën flamurin e tij për një luftë kundër Bashkimit Sovjetik”.
“Ne do të vëzhgojmë nga afër situatën”, shtoi Lavrov, në konferencën për shtyp në Baku pas takimit me ministrin e jashtëm të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov.
Ndërkohë, Dmitri Medvedev vijon sulmet ndaj Perëndimit, duke prë këtë herë në shënjestër Gjermaninë.
“Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, tha se Rusia po përdor urinë si armë. Natyrisht është e habitshme të dëgjosh këtë nga zyrtarë, vendi i të cilëve e ka mbajtur Leningradin nën rrethim për 900 ditë, ku rreth 700,000 njerëz kanë vdekur nga uria:, – tha ish-presidenti rus dhe zëvendës-sekretari aktual i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Moskës në Telegram
Ndërkohë, mbi 200 luftëtarë të huaj dhe deri në 100 ushtarë ukrainas u vranë në një sulm me raketa precize në objektiva në rajonet e Mykolaiv dhe Kharkiv, tha sot zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, që citon agjencinë e lajmeve “Interfax”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje