Koha po vjen: Bëhet fjalë për fundin e udhëtimit pa pagesë në vendet e Bashkimit Evropian.
BE ka njoftuar nisjen e skemës së saj të paralajmëruar prej kohësh, ETIAS, që zyrtarisht hyn në fuqi në maj 2023.
ETIAS nuk është e njëjtë me vizën – është më e shpejtë si procedure, duhet të bëhet online dhe nuk kërkon informacion biometrik. Por ka një kosto për ta marrë atë.
ETIAS ishte planifikuar për tu futur në fund të vitit 2022.
Qytetarët e BE-së do të përjashtohen nga plotësimi i formularit ETIAS
Por për të gjithë të tjerët që hyjnë në bllok nga një vend që më parë nuk kërkonte vizë, ETIAS do të jetë i detyrueshëm.
Lëvizja prek rreth 60 vende, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, të cilat humbën lirinë e lëvizjes pas Brexit. Ndërkohë, asgjë nuk ndryshon për ata që më parë kishin nevojë për vizë për të hyrë.
Procesi i aplikimit do të jetë nëpërmjet një “sistemi IT kryesisht të automatizuar”, me miratim të dhënë “brenda minutave”, për rreth 95% të aplikantëve, sipas një memo të re të lëshuar nga BE.
Koha maksimale e nevojshme për miratim mund të jetë deri në një muaj në “raste shumë të jashtëzakonshme”.
Kushdo, aplikimi i të cilit është refuzuar, do të ketë të drejtën e apelimit.
Autorizimi ETIAS është i vlefshëm për një numër të pakufizuar hyrjesh për tre vjet.
Megjithatë, mbajtësit duhet t’u përmbahen rregullave të imigracionit dhe qëndrimit jashtë kohës së lejuar.
Aktualisht, shtetasit e tretë nuk mund të qëndrojnë më shumë se 90 ditë në bllok në tërësi, për çdo periudhë 180 ditore.
Kostoja për aplikim do të jetë: 7 € (7,35 dollarë) për ata të moshës nga 18 deri në 70 vjeç.
Nuk është ende e qartë nëse të tjerët do të kenë një tarifë të reduktuar ose do të jenë në gjendje të aplikojnë falas.
Data e fillimit të aplikimeve nuk është bërë ende e ditur. (cnn.com)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje