Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe 14 të tjerë të plagosur nga të shtënat në një klub nate në Oslo. Lajmi është bërë i ditur BBC, referuar policisë së kryeqytetit norvegjez. Mes të plagosurve ka disa të lënduar që janë në gjendje të rëndë. Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur tek një vendi që frekuentohet nga homoseksualë, ku pritej të zhvillohej dhe Oslo Pride. Një i dyshuar është arrestuar për ngjarjen, si dhe janë sekuestruar dy armë.
“Dukej si një skenë lufte, kishte shumë njerëz me lëndime në kokë”, tha një dëshmitar në vendngjarje. “Vrasësi ishte shumë i vendosur. Kur e kuptova se ishte serioze, ika. Ishte një burrë i gjakosur i shtrirë në tokë”, shtoi një grua.

Të shtënat ndodhën rreth orës 01:00 në tre lokacione aty pranë: në klubin e homoseksualëve në London Pub, në klubin e xhazit Herr Nilsen dhe në një pikë ushqimi. Ministrja e Drejtësisë së Norvegjisë Emilie Enger Mehl, tha se incidenti kishte tronditur vendin.



Sipas bilancit të bërë nga policia, ka pasur dy të vdekur dhe 14 të plagosur. “Gjithçka tregon se ky akt është kryer vetëm nga një person”, tha një zyrtar i policisë në një konferencë për shtyp. ‘Marshimi i Krenarisë’ në Oslo, që ishte planifikuar për të shtunën pasdite, po shqyrtohet si opsion që të shtyhet. BBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje