Bota

Japonia dhe Perëndimi ndalojnë importet e arit rus, burimi i dytë më i madh i të ardhurave nga eksporti për Moskën

Britania, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Japonia do të ndalojnë importet e arit rus si pjesë e sanksioneve të reja kundër Rusisë në përgjigje të pushtimit të saj në Ukrainë.

Konfirmimi i ndalimit të arit rus vjen edhe nga llogaria në Twitter e presidentit amerikan Joe Biden, e cila është një ndalesë me vlerë dhjetëra miliarda dollarë.

“Këto masa do të godasin drejtpërdrejt oligarkët rusë dhe do të sulmojnë zemrën e makinës luftarake të Putinit”, tha kryeministri britanik Boris Johnson, i cili do të marrë pjesë në një samit treditor të G7, vendeve më të industrializuara në Alpet bavareze.

Presidenti amerikan Joe Biden ndodhet prej disa orësh në Mynih, Gjermani për të marrë pjesë në samitin e G7 nga 26 deri më 28 qershor në Slos Elmau. Biden u prit nga kryeministri i shtetit Marcus Zeder.

Biden dhe aleatët synojnë të paraqesin një front të bashkuar në mbështetje të Ukrainës ndërsa konflikti hyn në muajin e katërt.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë