Sport

Yjet e sportit revoltohen nga vendimi për abortin në Amerikë

Gazeta Si – Zemërim dhe revoltë nga yjet e sportit amerikan pas vendimit të Gjykatës Supreme në lidhje me abortin. Kjo gjykatë ka anuluar sentencën ‘Roe vs.Wade’ të 1973-shit, duke e hequr abortin si një të drejtë kushtetuese.

“Është e vështirë të shprehesh me fjalë, kur je e trishtuar, – ka thënë ikona e kombëtares amerikane në futboll për femra, Megan Rapinoe. – Nuk arrij dot ta shpjegoj sa e trishtë dhe mizore është. Mizore, sepse ku vendim nuk është pro jetës”.

Ka reaguar pas vendimit edhe legjenda e tenisit Billie Jean King, duke theksuar: “Nuk do t’i japë fund abortit ky vendim. Është një ditë e trishtuar për Amerikën”.

LeBron James. Gazeta Si, 26 qershor 2022

Nga yjet e sportit ka mbajtur qëndrim edhe basketbollisti i Los Angeles Lakers, LeBron James. Në Tuiter ai ka shkruar se vendimi është ‘fuqi dhe kontroll’.

Në një deklaratë të përbashkët, komisarët e NBA dhe WNBA, Adam Silver dhe Cathy Engelbert, kanë pohuar se “besojmë se femrat janë në gjendje të marrin vemdime për shëndetin e tyre dhe për të ardhmen, besojmë se liria duhet mbrojtur”.

Kritika për vendimin e fundit ka pasur edhe nga trajnere, lojtare, skuadra dhe federata femrash. Një zë i fortë nga yjet e sportit amerikan është edhe ai i tenistes Coco Gauff.

“Jam shumë e zhgënjyer nga ky vendim. Pjesa e trishtë është se vendimi nuk do të ndalojë abortin, por thjesht do të shtojë abortet ilegale dhe të pasigurta.

Është një ditë e zymtë për vendin tonë. Nuk mund ta besoj që historia po përsëritet”, – ka shkruar në Tuiter finalistja e Roland Garros.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë