Bota

Samiti i G7/ Britania dhe Franca ‘jo’ bisedimeve me Putinin, Scholz: Jemi të bashkuar

Gazeta Si – Kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti francez Emmanuel Macron shohin mundësinë e “kthimit të valës së luftës”, në Ukrainë siç raportohet nga zyra e shtypit e Downing Street.

Të dy udhëheqësit u takuan para fillimit të samitit të G7, ku Johnson “paralajmëroi” Macron për pasojat e një zgjidhjeje të negociuar të konfliktit “në këtë moment”.

Sipas shtypit britanik, rreziku është zgjatja e një “paqëndrueshmërinë botërore”.

“Presidenti Macron vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme ushtarake të kryeministrit për Ukrainën dhe liderët ranë dakord të punojnë më shumë në këtë drejtim. Kryeministri theksoi se çdo përpjekje për të zgjidhur konfliktin, tani vetëm do të shkaktojë paqëndrueshmëri dhe do t’i japë Putinit ‘licencë’ për të manipuluar si vendet sovrane ashtu edhe tregjet ndërkombëtare në përjetësi”.

Zyra e Macron thotë gjithashtu se bisedimet ishin të mira dhe se Johnson tregoi entuziazëm për t’iu bashkuar “komunitetit politik evropian”.

Një nismë e sugjeruar nga udhëheqësi francez për një strukturë vendimmarrëse që pritet të bëjë bashkë shtetet anëtare të BE dhe ato që aspirojnë integrimin në union.

Ndërkohë, kancelari Olaf Scholz, gjatë takimit dypalësh me presidentin amerikan në Elmau, ku po zhvillohet puna e samitit të G7, shkroi në Twitter: “Jemi të bashkuar, jemi bashkë. Ky është mesazhi ynë i qartë për Putinin. Është mirë që jeni këtu në samitin e G7, President Joe Biden”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë