Sport

Alban Beqiri shkëlqen në Lojërat Mesdhetare, kalon në turin e dytë

Gazeta Si – Në Algjeri po zhvillohen Lojërat Mesdhetare, ku merr pjesë edhe Shqipëria me 29 sportistë, në 10 disiplina të ndryshme. Ceremonia e hapjes e “Oran 2022” u zhvillua të shtunën, ndërsa sot kanë konkuruar sportistët e parë kuqezi, ku spikati boksieri Alban Beqiri.

Alban Beqiri ia doli të kualifikohet në turin e dytë. Ai mundi 2-1 turkun Nexhat Ekinci në 1/16-at. Ishte një paraqitje shumë e mirë e Beqirit dhe një kualifikim plotësisht i merituar. Boksieri tjetër shqiptar, Arjon Kajoshi, u eliminua nga francezi Moreno Fendero.

Nga ndeshja e mundesit Kupi. Gazeta Si, 26 qershor 2022

Më parë garuan mundësit Kevin Kupi, Gjetë Prenga dhe Bajram Sina në stilin greko-romak. Kupi fitoi ndeshjen e parë, 10-0 në 1/8-at ndaj sllovenit Luka Gumilar. Por u eliminua në raundin 1/4 nga serbi Viktor Nemes.

Prenga u mund nga egjiptiani Omar Abdelrahman 9-0. U eliminua edhe Sina në ndeshjen e pare nga siriani Ahmad Alnakdal.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë