Bota

Policia turke shpërndan me forcë marshimin e LGBTQ+

Policia turke shpërndau me forcë marshimin e Krenarisë në Stamboll të dielën, duke arrestuar dhjetëra persona, përfshirë edhe gazetarë që po mbulonin ngjarjen.

Para nisjes së marshimit, policia bastisi disa bare në distriktin Cihangir pranë sheshit Taksim dhe arrestoi njerëz “rastësisht”, duke përfshirë një fotograf të AFP-së, siç raportoi agjencia e lajmeve. Bülent Kilic, një fotograf veteran i vlerësuar me çmime me përvojë në zonat e konfliktit, u prangos pas shpine, këmisha e tij u gris dhe u dërgua me të tjerët në një furgon policie.

Ai është arrestuar edhe vitin e kaluar gjatë punës për mbulimin e Marshimit të Krenarisë në Stamboll.

Arrestimet erdhën pasi autoritetet lëshuan një ndalim shtatë-ditor të tubimeve “në hapësira të hapura dhe të mbyllura” deri të dielën tjetër në një përpjekje për të parandaluar zhvillimin e marshimit të Krenarisë.

Në qershor, policia turke në Stamboll arrestoi 11 aktivistë të LGBTQ+ që u mblodhën për të festuar fillimin e muajit të Krenarisë. Aktivistët pretenduan se ishin “torturuar” dhe publikuan imazhe të kyçeve dhe këmbëve të mavijosura.

Megjithatë, të dielën qindra protestues duke valëvitur flamujt ylber filluan të mblidhen në rrugët ngjitur me sheshin e famshëm Taksim, i cili është tërësisht i mbyllur për publikun.

Pas 2014, ku më shumë se 100,000 njerëz u mblodhën në Stamboll, autoritetet turke e kanë ndaluar “Marshimin e Krenarisë”, dule cituar çështje sigurie.

Vitin e kaluar, policia shpërndau tubuesit duke përdorur gaz lotsjellës dhe duke arrestuar dhjetëra ndërsa qindra u mblodhën për të kundërshtuar ndalimin. Incidenti shkaktoi protesta në të gjithë vendin, duke përfshirë kryeqytetin Ankaranë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar aktivistët LGBTQ+ në të kaluarën, duke i krahasuar ata me vandalë në vitin 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë