Politike

Video/ Kryeministri Rama mbërrin në samitin e NATO-s në Spanjë

Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mëngjesin e të mërkurës në Spanjë ku do të mbahet samiti i NATO-s.

Ai ka shpërndarë në rrjetet sociale momentin kur mbërrin në ambientet ku do të zhvillohet samiti.

Rama shoqërohet nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Samiti, i cili nis sot, do të zhvillojë punime edhe të enjten.

Rama të vizitojë muzeun kombëtar Prado në Madrid këtë të mërkurë, ndërsa do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Më pas, kreu i qeverisë do të marrë pjesë në darkën e shtruar nga kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.

Ditën e dytë në Madrid, kryeministri do të zhvillojë një takim bilateral me kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson dhe në përfundim do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me Enagás, e cila është një kompani spanjolle energjetike.

Mbrëmjen e së martës, Rama dhe bashkëshortja e tij u pritën në një darkë zyrtare nga Mbreti dhe Mbretëresha e Spanjës, ku morën pjesë kryetarët e qeverive dhe të shteteve anëtare të NATO-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë