Gazeta Si – Një 56-vjeçar në Tiranë u paraqit me plagë plumbi në Spitalin e Traumës pas një sherri në shtëpi.
Mësohet se burri, me banim në lagjen “Don Bosko” në kryeqytet, ishte grindur me bashkëshorten e tij.
Gjatë konfliktit, policia thotë se ai e ka rrahur gruan dhe pas kësaj ka tentuar që të vrasë veten duke qëlluar me një pistoletë.
Për fat të mirë plumbi nuk i ka shkaktuar vdekjen dhe ai tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ai akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje