Gazeta Si –
Inaugurimi me bekimin presidencial të shefit të ri ekzekutiv (guvernatorit) ishte kulmi i ditës së dytë dhe të fundit të Xi Jinping në Hong Kong.
Momente të paharrueshme: Presidenti kinez kërkoi edhe më shumë patriotizëm dhe besnikëri nga ish-nënshtetasit britanikë që u bënë shtetas kinezë 25 vjet më parë, më 1 korrik 1997 me kthimin e kolonisë në Republikën Popullore. Patriotizmi dhe besnikëria ndaj Kinës janë formula për një të ardhme gjithnjë e më të ndritshme, tha Xi.
Ai përsëriti se nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar modelin “Një vend dy sisteme”, i cili duhet të qëndrojë në fuqi deri në vitin 2047.
Dhe në të vërtetë, në këtë situatë të re që tani ndalon disidencën dhe lejon mendimin politik vetëm për “patriotët besnikë”, a ka nevojë për të braktisur zyrtarisht atë parim?
Xi Jinping i kërkon Hong Kongut të respektojë sistemin socialist dhe udhëheqjen e Partisë Komuniste.
“Sistemi socialist është sistemi themelor i Republikës Popullore. Dhe udhëheqja e Partisë Komuniste është shenjë dalluese e socializmit me karakteristika kineze”, tha Xi në fjalimin e tij për 25-vjetorin e kthimit të territoreve në Pekin.
“Të gjithë banorët duhet të respektojnë dhe mbështesin me ndërgjegje sistemin themelor të vendit tonë”, – vijoi ai.






Sipas Xi-së, “demokracia e vërtetë” e Hong Kongut filloi 25 vjet më parë, me “kthimin e territoreve në atdhe” që hapi “një epokë të re në historinë e tij”, shtoi lideri komunist, duke deklaruar se qyteti ka kapërcyer vështirësi dhe sfida të ndryshme.
Xi theksoi se Hong Kongu ka vijuar me hapa të rëndësishëm “për t’u integruar në mënyrë aktive” në zhvillimin e vendit.
Gjatë 25 viteve të fundit, Hong Kongu ka gëzuar rritje ekonomike solide dhe ka ruajtur statusin e tij si një qendër globale financiare, detare dhe tregtare, falë “praktikës së ‘një shteti, dy sistemeve’ që ka arritur sukses të njohur nga të gjithë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje