Gazeta Si – Një sulm me armë zjarri në një qendër tregtare në Kopenhagen i ndodhur të dielën u ka marrë jetën 3 personave dhe ka plagosur 4 të tjerë.
Një person i armatosur ka vrarë dy 17-vjeçarë danezë dhe një shtetas rus 47-vjeçar. Ndërkohë 2 danezë dhe 2 suedezë ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën.
Për ngjarjen e rëndë është vënë në pranga një 22-vjeçar, i cili u arrestua disa minuta pas të shtënave në qendrën tregtare Field në Kopenhagen. “I dyshuari kishte një pushkë dhe municion kur u arrestua”, tha policia.






Shefi i policisë Soeren Thomassen tha se nuk kishte asnjë tregues se të shtënat kishin ardhur si pasojë e një akti terrorist. Thomassen tha se autori i dyshuar i ngjarjes ka probleme të shëndetit mendor.
Një prej dëshmitareve okulare e quajtur Isabelle tha për BBC News mes panikut: Papritmas dëgjuam të shtëna. Pastaj vrapuam nëpër qendrën tregtare dhe përfunduam, në një tualet. Ka qenë një përvojë e tmerrshme.
Një dëshmitare, e cila ishte në qendër në momentin e të shtënave, Thea Schmidt, tha për TV2 lokale se dëgjoi “të paktën tre të shtëna” dhe pa nga restoranti ku po drekonte me një shoqe, në katin e fundit “njerëz të shumtë që u vërsulën papritur drejt daljes të kapur nga paniku”.
Në afërsi të qendrës tregtare (në orën 20:00, në Royal Arena), këngëtari britanik Harry Styles duhej të performonte në koncert, por organizatorët e anuluan ngjarjen me urdhër të policisë.
Në Snapchat, Styles shkroi: “Ekipi im dhe unë lutemi për të gjithë të përfshirë në të shtënat në qendrën tregtare në Kopenhagë. Jam i shokuar”.
Ndërkohë, Shtëpia Mbretërore e Danimarkës ka anuluar pritjen në anijen mbretërore Dannebrog, organizuar me rastin e kalimit të Tour de France në vend.
Ngjarja ishte menduar të ndodhte mbrëmjen e së dielës në portin e Sonderborg, ku ndodhet aktualisht Anija Mbretërore.
Kopenhaga bie sërish në frikë dhe më vijnë në mendje ato skena të 14 dhe 15 shkurtit 2015, kur një seri të shtënash me natyrë islamiste rezultuan me dy të vdekur dhe pesë të plagosur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje