Gazeta Si – Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 17 rezultojnë të zhdukur, si pasojë e një orteku të shkaktuar nga shembja e një akullnaje në Alpet veriore italiane.
Mes viktimave, rezulton e tre prej tyre janë italianë dhe një nga Republika e Çekisë, ndërsa për dy të tjerët nuk ka të dhëna.
Ekipet e emergjencës thanë se 9 të tjerë janë plagosur, ndër të cilët 2 kanë pësuar dëmtime të rënda.
Ekipet e shpëtimit janë duke përdorur helikopterë dhe dronë për të kërkuar për 17 alpinistë të zhdukur.






“Nuk dihet ende numri total i alpinistëve”, tha zëdhënësja e shërbimeve të urgjencës Michela Canova. Akoma nuk është krejtësisht e qartë se çfarë e shkaktoi shembjen e pjesës së akullnajës.
Por Walter Milan, një zëdhënës i shërbimit të shpëtimit, deklaroi se zona ka përjetuar temperatura jashtëzakonisht të larta ditët e fundit.
“Nxehtësia është e pazakontë, është nxehtësi ekstreme. Është e qartë se është diçka jonormale”, tha Milan, duke vënë në dukje se temperaturat kanë arritur 10 gradë Celsius në kulmin e akullnajës ditët e fundit
Pak ditë më parë mali Marmolade arriti temperaturën rekord të 10 gradëve në majën e tij, çka dyshohet që ka sjellë dhe shkrirjen dhe shembjen e masivit të akullit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje