Politike

Deti me Greqinë, Rama nga Haga: Ende nuk kemi arritur marrëveshje

Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria shqiptare nuk ka arritur një marrëveshje me Greqinë sa i takon çështjes së detit.

Rama theksoi Shqipëria i qëndron idesë se paraqitja e çështjes së zonave detare me Greqinë përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për t’u zgjidhur në bazë të parimeve ligjore, i shërben interesit të të dy palëve.

“Por, përpara se të hedhim këtë hap, duhet të arrijmë marrëveshjen e nevojshme për ta çuar këtë çështje në GJND dhe kjo marrëveshje ende nuk është arritur, deklaroi ai gjatë vizitës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. – Siç mund ta dini, kjo nuk është thjesht dhe vetëm një procedurë dakordësie ndërmjet avokatëve dhe ekspertëve teknikë të secilës palë. Ekipet tona respektive pranë ministrive përkatëse, janë duke punuar dhe ne mbetemi të angazhuar për të ecur në këtë drejtim.”

Në fund të takimit, kryeministri Rama vizitoi edhe ambientet e Gjykatës dhe u njoh me një historik të shkurtër të institucionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë