Gazeta Si – SHBA është tronditur sërish nga të shtëna të reja me armë dhe këtë herë masakra e përgjakshme ka ndodhur në 4 korrik, gjatë paradës së Ditës së Pavarësisë, ndoshta festa kombëtare më e përzemërt.
Gjashtë persona u vranë dhe njëzet u plagosën. I riu i dyshuar se kishte qëlluar, Robert E. “Bobby” Crimo III, u kap disa orë, rreth dhjetë kilometra nga vendi i masakrës, pas një ndjekjeje masive.
Një agjent pikasi makinën e tij dhe e detyrua të ndalojë pas një kohe të shkurtër ndjekjeje.
Në videon e xhiruar nga një kalimtar, Crimo shihet teksa zbret me duart lart dhe i shtrirë në tokë.
Arsyet e gjestit të tij nuk janë të qarta. Por videot e ngarkuara në internet rreth tij tregojnë imazhe të dhunshme dhe shqetësuese, duke aluduar në teori konspirative dhe të lidhura me të djathtën ekstreme amerikane.
Një figurë shumë e hollë, mjekër lara-lara dhe tatuazhe në fytyrë dhe qafë, njëri prej të cilëve sipër vetullës së majtë me fjalët “Awake”, pseudonimi që përdorte kur publikonte këngë rap në internet, i riu shfaqet edhe në fotot, ku u shfaq në internet në demonstratat pro-Trump.
Megjithëse është e paqartë nëse ai ishte një mbështetës i ish-presidentit. Me siguri që qitësi përdori një pushkë me fuqi të lartë dhe ishte vendosur në çati, duke synuar njerëz të rastësishëm që morën pjesë në paradën në Highland Park, një qytet rreth dyzet kilometra larg Çikagos.
Pesë persona vdiqën në vend, të gjithë të rritur, një tjetër ndërroi jetë në spital. Të gjithë të plagosurit janë të moshës nga 8 deri në 85 vjeç, rreth “katër apo pesë” prej tyre janë fëmijë.
I apasionuar pas video-lojërave
“Veprimet e mia do të jenë të guximshme. Unë e di se çfarë të bëj. Është fati im”. Kështu shkruan Robert“ Bobby ”E. Crimo III, 22-vjeçari i arrestuar pak orë pasi kreu një masakër në paradën e 4 korrikut në Highland Park, një periferi e pasur në Çikago.
I riu, të cilin një faqe në IMDb e përshkruan si reper, këngëtar, tekst-shkrues, aktor dhe regjisor nga Çikago”. Por figura e tij, sado mjaft e pranishme në rrjetet sociale, për momentin mbetet ende e mjegullt.
Videot e lidhura me atë emër në internet, disa prej të cilave shfaqin fytyrën e Crimos, tregojnë imazhe shqetësuese dhe të dhunshme, për shembull animacioni i profilit të një burri me një armë të gjatë dhe njerëz të plagosur.
Me emrin e artit “Awake the Rapper”, vitin e kaluar Crimo postoi gjithashtu një video në blogun e tij, në të cilën i referohet Lee Harvey Oswald, vrasësit të Presidentit John Kennedy. Në një video tjetër shihet prerja e kokës.
I apasionuar pas videolojërave dhe një adhurues i zjarrtë i mundjes, djali nuk duket se ka ndonjë lidhje të veçantë politike.
Në rrjetet sociale janë shfaqur edhe foto ku i riu parakalonte në demonstratat pro Trump, por nuk dihet nëse ai ishte mbështetës i manjatit apo i një partie tjetër.
Një foto e postuar në Twitter, tregon Crimon duke veshur një flamur të Trumpit si pelerinë, por e njëjti llogari më pas komenton pozitivisht një video të presidentit Joe Biden.






Joe Biden dhe kontrolli i armëve
Presidenti Joe Biden foli menjëherë para kombin, jashtë Shtëpisë së Bardhë: i shoqëruar nga gruaja e tij Jill, ai pranoi se ky 4 korrik vjen në një moment kritik, në të cilin mund të ketë “arsye për të menduar se ky vend po tërhiqet”.
“E di që mund të jetë rraskapitëse dhe rrëqethëse, por ne do ta kapërcejmë të gjithë këtë. Nuk ka asgjë të garantuar në demokracinë tonë, asgjë të garantuar në mënyrën tonë të jetesës. Kam një thirrje për Amerikën që të ecë përpara me guxim dhe pa frikë”.
Të shtënat vijnë disa javë pas masakrës së Uvaldes të 24 majit (22 viktima në një shkollë fillore) dhe masakrës në një supermarket në Bufalo, Nju Jork.
Presidenti Joe Biden, nënshkroi disa ditë më parë një ligj (i votuar gjithashtu në Kongres nga disa parlamentarë republikanë), që synon të vendosë kontrolle më të mëdha mbi tregtinë e armëve. Edhe pse e butë, kjo është masa e parë e prezantuar në SHBA që nga viti 1994.
Festa e 4 korrikut përkujton miratimin e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 4 korrik 1776, kur Trembëdhjetë Kolonitë u shkëputën nga Britania e Madhe.
Një festë që shoqërohet me parada, barbekju dhe piknik: këtë herë, ajo la një ndjenjë hutimi dhe e zhyti vendin përsëri në panik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje