Gazeta Si – Me nënshkrimin e protokolleve të hyrjes “fillon procesi i ratifikimit” nga aleatët e NATO-s për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë.
“Kjo është një ditë historike për NATO-n, Suedinë dhe Finlandën: së bashku do të jemi më të fortë dhe popullatat tona më të sigurta”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Jens Stoltenberg, në ceremoninë e mbajtur këtë të martë në Bruksel.
Aftësitë ushtarake të Finlandës dhe gatishmëria për të mbrojtur qytetarët, “do të rrisë fuqinë e NATO-s”, tha ministri i Jashtëm i Helsinkit, Pekka Haavisto.
One more important step forward. ⁰
— Finland at NATO (@FinMissionNATO) July 5, 2022
Today, #NATO Allies signed the Accession Protocols for 🇫🇮 and 🇸🇪. We want to extend a sincere thank you to all Allies.
The next step on the road towards membership is the ratification process in all national parliaments.
#FinlandNATO pic.twitter.com/lUHKBPkncy
“Së bashku jemi më të fortë”, shtoi homologia suedeze, Ann Linde, e cila nga ana e saj falënderoi Aleancën Atlantike dhe vuri në dukje se pranimi i Stokholmit në NATO do të rrisë stabilitetin e rajonit.
Organizata, pasi Finlanda dhe Suedia i bashkohen zyrtarisht Aleancës, së shpejti do të zgjerohet në 32 anëtarë.
Dy vendet skandinave tani mund të marrin pjesë në mbledhjet e aleancës, por nuk kanë të drejtë vote.
Hapat e ardhshëm në këtë proces kërkojnë që parlamentet e vendeve anëtare të ratifikojnë anëtarësimin.
Sipas parashikimeve, duhet të pritet edhe 6-8 muaj që të përfundojë procesi.
Nga ana tjetër, Rusia ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur të dy vendet kundër anëtarësimit në NATO dhe në mars kërcënoi me “pasoja të rënda ushtarake dhe politike” nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen Aleancës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje