Bota

Protesta të dhunshme në Shkup kundër planit të Macron, 47 policë të plagosur

Gazeta Si – Protesta të dhunshme janë zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga qytetarë maqedonas të cilët të nxitur nga opozita po kundërshtojnë propozimin francez që i mbyll mosmarrëveshjet mes Shkupit dhe Sofjes.

Policia njofton se janë 11 protestues të arrestuar dhe 47 policë të plagosur nga protesta e së martës.

Mediet lokale vend raportojnë se dy policë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Protestuesit fillimisht u tubuan para qeverisë, ndërsa pastaj lëvizën drejt Ministrisë së Jashtme ku thyen xhamat e ndërtesës.

Protesta është përshkallëzuar kur protestuesit pas Ministrisë së Jashtme i janë drejtuar ndërtesës së Kuvendit.

Aty një grup i maskuar i protestuesve kanë thyer kordonin e policisë dhe kanë nisur të hedhin sende të forta dhe lëndë piroteknike, duke thyer edhe xhamat e Kuvendit.

Të martën ishte dita e katërt e protestave. Protestuesit kërkojnë që autoritet e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, të refuzojnë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Sipas tyre, francez bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën e as historinë maqedonase.

Protestuesit i kanë bërë thirrje ministrit të Jashtëm, Bujar Osmanit, që “ta mësoj historinë maqedonase”.

Në pankartat e protestuesve emri i Bujar Osmanit, ishte deformuar në Bujar Osmani.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe ministrit të Jashtëm, Bujar Osmanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë