Ne rrjet

Video/ Ekstradohet në Itali superbosi i ‘Ndrangheta’-s, duhet të vuajë 30 vite burg

Gazeta Si – Njeriu më i kërkuar në Itali, i dyti vetëm pas Matteo Messina Denaros, i konsideruar si një nga trafikantët më të rëndësishëm ndërkombëtar të drogës, është ekstraduar në Romë.

Rocco Morabito, 56 vjeç, bosi i “Ndragheta”-s kalabreze, ishte arrestuar në Brazil më 25 maj 2021 gjatë një operacioni të përbashkët mes policisë braziliane dhe asaj italiane, të ndihmuara edhe nga agjencitë amerikane DEA dhe FBI.

Morabito u ekstradua këtë të mërkurë në Romë dhe duhet të vuajë një dënim prej 30 vitesh.

Ai konsiderohej nga autoritetet italiane si një nga më të kërkuarit me rrezikshmëri të lartë dhe emri i tij ishte përfshirë në listën e Ministrisë së Brendshme të Italisë për operacionet e kërkimeve speciale për kapjen e të kërkuarve.

Morabito qëndronte i fshehur në João Pessoa të Brazilit së bashku me një tjetër anëtar të “Ndragheta”-s që ishte në kërkim.

Rocco Morabito, i arratisur prej 23 vitesh, kërkohej nga policia italiane dhe ndërkombëtare në shumë vende të Amerikës së Jugut, ku kishte shumë narko- biznese.

Ai, ndër të parët që këmbënguli për hapjen ndërkombëtare të bandave dhe që ishte bërë mbret i agjentëve të kokainës, do të kishte preferuar një burg si ai i Montevideos, ku në fakt, në qershor 2019, duke përfituar nga favoret e brendshme si dhe një strukturë e dobët në sistemet e sigurisë, shpëtoi me lehtësi.

Për të mos përmendur që në burgjet e Amerikës së Jugut ka rebelime të shpeshta që shkaktojnë arratisje masive dhe, në përgjithësi, brishtësia e disa kombeve, të rrezikuara nga lëvizjet autoritare ose grushtet e shtetit, ngatërron çdo aspekt të shoqërisë civile, duke përfshirë burgjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë