Politike

Amnistia fiskale, Meta: Qeveria të heqë dorë, është përpjekje e pashpresë  

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përmbledhur reagimet  e shumta nga ekspertë vendas dhe të huaj, mbi projektligjin për amnistinë fiskale dhe penale për të thënë se ai draft nuk duhet të kalojë.

“Ndër argumentet e bazuara kundër kësaj nisme të Qeverisë, paralajmërohet se përmes këtij ligji:

 Do të favorizohej qartësisht bota e krimit;

 Do të goditej drejtpërdrejt dhe dëmtohej biznesi i ndershëm dhe iniciativa e lirë vendase;

 Do të dekurajoheshin edhe më tej investimet e huaja serioze në Shqipëri;

 Do të kriminalizohej e gjithë ekonomia…;

Do të minohej edhe më tej besimi i shoqërisë tek shteti i së drejtës…;

…Do të minoheshin përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar…;

…Do të kompromentohej rëndë imazhi i Shqipërisë si anëtare e NATO…;”, radhiti Meta. Më tej, ai kërkoi:

“Bëj thirrje të hiqet urgjentisht dorë nga kjo përpjekje e pashpresë, dhe të zbatohen pa vonesë rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bashkimit Europian, duke u kërkuar ndjesë të gjithë shqiptarëve të ndershëm për këtë provokim të pamerituar” .


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë