Nga Gazeta Si – Partia Demokratike ka kërkuar leje në Policinë e Tiranës për protestën e nesërme para godinës së Kryeministrisë, e paralajmëruar në orën 19:00. Mësohet se PD ka kërkuar vetëm dy orë leje, nga ora 19:00 deri në 21:00.
Gjithashtu, mësohet se për mbarëvajtjen e protestës do të jenë të angazhuar në terren rreth 1200 efektivë policie, nga forcat e rendit, FNSH, repartit Shqiponja dhe punonjës të gardës.
Shpërndarja e uniformave blu pritet të jetë e ngjashme me protestat e mëparshme që janë mbajtur nga PD.
Përballë protestuesve me një kordon që do të jetë përgjatë perimetrit të Kryeministrisë do të jenë punonjësit e rendit dhe ata Shqiponja, ndërsa forcat e FNSH do të jenë në gatishmëri në pjesën e pasme.
Ndërkohë për protestën para Kryeministrisë do të vendosen kamera sigurie me rezolucion të lartë në vende të ndryshme për një panoramë sa më të gjerë të aktivitetit të protestuesve, për të pasur nën mbikëqyrje situatën
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rruga “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht “Zhan Dark” do të kufizohet qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje