Lajme

Sistemi i menaxhimit të cilësisë në administratën publike, ekspertë nga Ballkani mblidhen në Tiranë

Në Tiranë u mbajt konferenca ndërkombëtare “Bazat e Mirëqeverisjes për Menaxhimin e Cilësisë në Administratën Publike” ku u prezantua rëndësia e përmirësimit të shërbimeve publike dhe administratës nëpërmjet futjes së instrumenteve të menaxhimin e cilësisë. Këto instrumente perceptohen si një nga parakushtet kryesore për qëndrueshmërinë e reformave të administratës publike, modernizimin dhe performancën më të mirë të saj.

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj, prezantoi para pjesëmarrësve, atë që e cilësoi revolucionin dixhital që qeveria shqiptare ndërmori dhe nga 1 maji, sportelet fizike u mbyllën përfundimisht, duke bërë që pothuajse të gjitha shërbimet publike ofrohen online, nëpërmjet  platformës e-Albania.

“E-Albania edhe pse ka qenë një rrugë e gjatë, nga 14 shërbimet online që ofronte dikur, sot mundëson 1225 shërbime publike ose 95% të tyre, me gjithsej 2.5 milionë qytetarë dhe biznese të regjistruara”, tha ai.

Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi, theksoi rëndësinë e administratës publike për qeverinë shqiptare, si një nga aktorët e rëndësishëm në realizimin e të gjitha proceseve reformuese që janë ndërmarrë ndër vite për mirëqeverisjen dhe përfshirjen e qytetarëve në këto procese.

Znj. Maja-Handjiska Trendafilova, Drejtoreshë e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA) shprehu inkurajimin e saj për angazhimin politik të parë në Konferencën e sotme dhe gatishmërinë për përmirësimin e administratës publike dhe shërbimeve publike përmes futjes së instrumenteve për Menaxhimin e Cilësisë.

“Ftoj institucionet e administratës publike në Shqipëri që të aplikojnë në masë të madhe për zbatimin e CAF dhe duke e zbatuar atë të përmirësojnë performancën e tyre organizative e cila ndikon në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët”, tha Handjiska-Trendafilova.

Konferenca u pasurua me prezantimin e  Nick Thijs, Këshilltar i Lartë në SIGMA dhe Thomas Prorok, Drejtor i KDZ-së Austri si dhe dy panele ku përfaqësues nga institucionet e Ballkanit Perëndimor, të vendeve të BE-së, dhe aktorët kryesorë nga institucionet publike shqiptare që merren me Menaxhimin e Cilësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë