Politike

Këlliçi: Rama po pengon protestën, mësuesit urdhër për punë, aktorëve u shpiken prova në Teatër

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje shqiptarëve të bashkohen të enjten në orën 19.00 në protestë.

“Qytetarë nga e gjithë Shqipëria, nga veriu në jug, na kanë dërguar sot mesazhe, duke na siguruar për masivitetin e protestës.

Informacionet tona në rrugë partiake dhe jopartiake, na bëjnë me dije se administrata e Edi Ramës është vënë në lëvizje për të penguar valën e madhe shoqërore që do të zbresë sot në Tiranë.

Mësuesit janë urdhëruar të jenë në punë, edhe pse sezoni shkollor ka mbaruar.

Aktorëve u janë shpikur prova në Teatër, në mënyrë që zëri i tyre të mos gjëmojë në protestën e Frontit për Shpëtimin Kombëtar; dyert e kryeministrisë janë blinduar.

As demokratët dhe as shoqërinë, nuk i ndal asnjë blindë, siç është provuar nga vitet ‘90 e këtej.

Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve të mos tremben nga skenarët fake të qeverisë dhe as nga blindatat.

Ne dalim sot për të dëshmuar se opozita e këtij vendi ekziston, se ajo është e bashkuar me shoqërinë, se ajo është gati për të mbrojtur interesat e qytetarit”, tha Këllici, duke lëshuar një mesazh edhe për faktorë brenda opozitës

“Opozitës së kapur nga pushteti i ka ardhur fundi.

I bëjmë thirrje shqiptarëve, fermerëve, mësuesve, profesionistëve, të rinjve, të papunëve, të na bashkohen sot para Kryeministrisë”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë