Politike

Këlliçi: Ju vini në Tiranë, Rama ia mbath nga Tirana

Belind Këlliçi, deputet i PD dhe kryetar i FRPD tha gjatë tubimit se Shqipëria është në rrezik ndaj duhet protestuar.

“Ju vini në Tiranë, ky ia mbath nga Tirana. Vetëm për mos t’ju parë, sepse i dhembin sytë kur ju sheh në shesh! Një frikacak që i fshihet të vërtetës, që i ikën popullit të tij. Vetëm për t’ju penguar, ka urdhëruar mësuesit të qëndrojnë në punë edhe pse viti shkollor ka përfunduar. Iku dhe mori kërpudhën e tij me vete. Një burrë shteti do të qëndronte këtu dhe do t’i shihte në sy qytetarët, do t’i dëgjonte shqetësimet e tyre. Por ky ia mbath se i tillë është!

Miqtë e mi,

Shqipëria jonë sot është në rrezik.

Shqipëria e vërtetë, ajo e shumicës reale, e qytetarëve të zakonshëm, po asfiksohet, po meket, po mpaket çdo ditë nga ajo që u shpall prej rilindjes, si Shqipëria që duam”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë