Bota

Rusia, gati për bisedime me Ankaranë dhe Kievin për transportin e grurit

Gazeta Si – Rusia është gati për bisedime me ministrat e Kashtëm turk dhe ukrainas për çështjen e transportit të grurit të Ukrainës.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov, gjatë Samitit të Ministrave të Jashtëm të G20 që po zhvillohet në Bali të Indonezisë.

“Ne jemi gati për negociata me kolegët tanë ukrainas dhe turq. Ne i kemi të gjitha zgjidhjet: nëse po flasim për grurin ukrainas, Ukraina duhet të zhbllokojë portet e saj, t’i pastrojë ato ose të sigurojë kalimin e sigurt nëpër fushat e minuara dhe jashtë ujërave territoriale të saj, – tha Lavrov. – Rusia dhe Turqia janë të gatshme të garantojnë sigurinë e anijeve në fjalë dhe t’i çojnë ato në ngushticat, pastaj ato do të shkojnë vetë në Mesdhe”, shtoi ministri.

Lavrov më pas vuri në dukje se rolin kryesor në këtë çështje e luan ushtria, sepse skema e propozuar përfshin përdorimin e forcave detare.

“Gjithçka që nevojitet është që Perëndimi të ndalojë artificialisht dërgesat tona në vendet që kanë blerë drithërat tanë, – theksoi ministri rus. – Nëse Perëndimi dëshiron fitoren për Kievin, atëherë nuk ka asgjë për të folur”.

Lavrov më pas argumentoi se, “nëse vendet perëndimore duan të mposhtin Rusinë në fushën e betejës në konfliktin në Ukrainë, atëherë nuk ka asgjë për të folur. Nëse bisedoni me këto qasje, Ukraina nuk lejohet të kalojë në procesin e paqes”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë